Tirana përgatitet për Europën

Volejboll

Tirana përgatitet për Europën

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 13:50
Nikolai Sosnin

Sezoni 2023-2024 në volejboll duket se ka nisur për dy skuadrat e Tiranës, që kanë nisur të bëjnë edhe lëvizjet e para në merkato.

Skuadra e meshkujve, e cila drejtohet nga trajneri Arben Sako, ka afruar së fundi pasuesin ukrainas Nikolai Sosnin, i cili vjen pas një përvojë 8-vjeçare në Rusi.

Tirana është kampione e Shqipërisë në dy sezonet e fundit dhe do të luajë edhe në arenën ndërkombëtare në tetor, në Challenge Cup ndaj izraelitëve të Maccabi Bit LVC.

Për pasojë, bardheblutë po përforcohen me elementë cilësorë, për të ndërtuar një ekip kompetitiv si në Europë ashtu dhe në Superligë.

Një revolucion po ndodh ehe te skuadra e femrave, ku pas ardhjes së trajnerit Hasan Gurabardhi e lojtares Enkeleda Braho, së fundi klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar edhe dy blerje të reja. Bëhet fjalë për Uenda Bytyçi dhe Lulieta Stërmilla, që i janë afruar klubit bardheblu, që synon titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat