Kosova pjesëmarrëse në ballkanikun e beach volleyt

Volejboll

Kosova pjesëmarrëse në ballkanikun e beach volleyt

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Pogradeci do t’i presë ekipet më të mira të beach volley në grupmoshën U20, te djemtë e vajzat, në BVA Kampionatin Ballkanik, që organizohet nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV).

"Kosova paraqitet me dy ekipe, nga një në secilën grupmoshë, ku pritet të ketë konkurencë të lartë.

Te vajzat, Kosova përfaqësohet nga Laura Zeneli (19 vjeçare) dhe Agnesa Koxha (19 vjeçare), të cilat drejtohen nga trajnerja Vildane Jashari.

Në konkurencën e djemve, vendi ynë përfaqësohet nga Enes Shabani (18 vjeçar) dhe Yll Salihu (19 vjeçar). Ekipi i djemve udhëhiqet nga trajneri Kastriot Azemi.

Në këtë kampionat ballkanik në beach volley, përveç Kosovës marrin pjesë edhe Shqipëria si nikoqire, pastaj Turqia, Rumania e Moldavia

BVA U20 Kampionati Ballkanik në beach volley, zhvillohet në qytetin e bukur të Pogradecit, nga 25 deri me 27 gusht 2023", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat