Kush po falsifikon dhe keqpërdor emrin? 

Volejboll

Kush po falsifikon dhe keqpërdor emrin? 

Nga: K. G. Më: 26 gusht 2023 Në ora: 21:21
KV Prishtina F

Një rast i pazakontë po ngjan me klubin e volejbollit Prishtina F!

Në dijeni është edhe Federata e Volejbollit e Kosovës e cila është duke e vëzhguar më shumë vëmendje këtë ngjarje sepse në zyret e saja ka arritur një ankese nga një zyrtar i lartë i MKRS-së. 

“Me letër i drejtohet federatës që mos t’i keqpërdoret emri dhe nënshkrimi duke mohuar kategorikisht qe ai personalisht ka nënshkruar dokumente të cilat janë dorëzuar në FVK më herët nga disa persona që thirren në emër të Prishtinës femrat dhe kërkon që të qartësohet kjo situatë”, tha një burim.

Sipas burimeve tona personat qe kanë falsifikuar nënshkrimin e zyrtarit në fjalë janë duke kërkuar në formë mashtruese sponzorët që gjoja të mbështesin klubin Prishtina femrat dhe gjoja se ata janë udhëheqësi e vërtetë e klubit Prishtina femrat.

“Në fakt të gjithë e dinë dhe FVK gjithashtu që person i veten zyrtar i këtij klubi është Mehdi Mehmeti dhe trajnere është Hadije Rama”, - tha më tej ky burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat