Kruti - Prenga shkëlqejnë në Kampionatin “Tirana Open 2023 Beach Volley”, Xhuda: Ja dolëm

Volejboll

Kruti - Prenga shkëlqejnë në Kampionatin “Tirana Open 2023 Beach Volley”, Xhuda: Ja dolëm

Nga: K. G. Më: 29 gusht 2023 Në ora: 18:19
Xhuda Kruti dhe Adelajda Prenga

Në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, u mbajt "“Tirana Open 2023 Beach Volley”, i organizuar nga Bashkia e Tiranës ne bashkëpunim me Federatën e Volejbollit Shqiptar, ku morën pjesë të dyja kategoritë meshkujt edhe femrat.

Dyshja Xhuda Kruti dhe Adelajda Prenga shkëlqyen në këtë garë shumë të fortë, duke fituar titullin e kampionit.

Organizimi për lakmi, konkurrencë e fortë por në shprehje erdhën cilësitë e dyshes Kruti – Prenga.  

Image

“Ishte një ndër aktivitetet më të bukura që është organizuar ndonjëherë në zemër të Tiranës. 

Unë dhe partnerja ime Adelajda Prenga vajtëm me një qëllim të qartë, të fitonim vendin e parë edhe ja dolëm. 

Image

Bravo Bashkisë së Tiranës dhe Federatës së Volejbollit Shqiptar për super organizimin”, thotë Kruti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Vashat festuan fitorern. 

Image

Xhuda Kruti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat