Jonuzi realizon ëndërrën për të fituar çmimin MVP 

Volejboll

Jonuzi realizon ëndërrën për të fituar çmimin MVP 

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 11:36
Jonuzi

Sporti i volejbollit është goxha i popullarizuar në mesin e femrave, derisa fatmirësisht kohëve të fundit jo pak vajza shqiptare vendosen të merren me këtë lëmi. Suksese admiruese në skenën elitare të Maqedonisë vite me rradhë regjistron tetovarja Erjona Jonuzi, e vetmja shqiptare në përfaqësuesen e volejbollit të Maqedonisë.

Në garat e fundit ndërkombëtare me përfaqësuesen e vendit Jonuzi ka fituar çmimin MVP (lojtarja më e mirë e takimit) në përballjen me Letoninë.

Për këtë sukses të saj vajza nga Tetova për herë të parë ka folur në emisionin Pastel në TV21.

“E ëndërroja çdo herë, por të prisja nuk e di!? Mendova që ishim herët ende si kombëtare, më tepër e prisja me ekipin. Normale aty është pak më e lehtë, me ekipin të marrësh një çmim të atillë, por që e ëndërroja gjithmonë”, thotë Erjona Jonuzi, duke sqaruar se megjithatë të realizonte ëndërrën ishte sfidë në vete duke qenë karakteristikat që bart pozita e saj në terren, si organizatore e lojës. 

“Jam stërvitur vetëm që të ndodh një herë, të emërohem MVP edhe pse thash është shumë e vështirë sepse unë pozicionin e kam organizatore e lojës. Gjithmonë kur kemi statistikën e lojës unë jam me pikë më pak se të tjerët.

Sepse unë gjithë e organizoj, por ai që nuk e kupton volejbollin prej jashtë nuk e vlerson atë gjë, nuk e vlerson organizimin. Por që e ëndërroja dhe mu bë realitet edhe shpresoj që me punë do arrij që përsëri ta fitoj”, është shprehur me kënaqësi volejbollistja Erjona Jonuzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat