Skënderbeu, Partizani dhe Tirana e nisin me fitore Kupën e Shqipërisë

Volejboll

Skënderbeu, Partizani dhe Tirana e nisin me fitore Kupën e Shqipërisë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 18:56
foto ilustrim

Ka startuar turneu i Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, me ndeshjet e para të fazës së grupeve.

Në Grupin A, fitore për dy skuadra juglindore. Skënderbeu mundi 3-0 pa shumë probleme Lushnjën mike (25-10, 25-15, 25-11) në Korçë, një ndeshje në sens unik dhe e dominuar nga vendaset, që patën epërsi në fushë.

Më e bukur ndeshja tjetër, ku Pogradeci fitoi 3-2 ndaj Barleti Volley (16-25, 25-14, 22-25, 25-14, 15-13) në kryeqytet. Një hakmarrje kjo për skuadrën liqenore, pas humbjes në kampionat dy javë më parë

Në Grupin B, Tirana mposhti 3-0 Vllazninë në “Fahrie Hoti” (25-16, 25-18, 25-12). Ndonëse pritej një sfidë më e fortë, epërsi e skuadrës bardheblu ishte e ndjeshme, duke e merituar fitoren.

Në “Asllan Rusi”, ekipi i Partizani mundi 3-0 Teutën (25-10, 25-14, 25-20), një takim ku skuadra kampione ishte vazhdimisht në kontroll të lojës. Durrsaket e rritën nivelin, por jo mjaftueshëm sa për të fituar.

Grupi A-Femra

Barleti Volley – Pogradeci, 2-3

Skënderbeu – Lushnja, 3-0

Renditja: Sënderbeu 3 pikë, Pogradeci 2 pikë, Barleti Volley 1 pikë, Lushnja 0 pikë.

Grupi B-Femra

Partizani – Teuta, 3-0

Tirana – Vllaznia, 3-0

Renditja: Partizani 3 pikë, Tirana 3 pikë, Teuta 0 pikë, Vllaznia 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat