Skënderbeu dhe Drita kalojnë në finale

Volejboll

Skënderbeu dhe Drita kalojnë në finale

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:54
Pamje nga një ndeshje

Skënderbeu dhe Drita janë skuadrat finaliste të Kupës së Pavarësisë 2023 në volejbollin e femrave.

Skuadra korçare dhe ajo gjilanase kaluan me sukses gjysmëfinalet, duke triumfuar respektivisht ndaj Prishtinës dhe Partizanit në evenimentin e përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, aktivitet që po mbahet në Prishtinë.

Skënderbeu i Orlando Kojës mposhti Prishtinën me rezultatin 3-1 (25- 17, 25-11, 25-27, 25-18), duke konfirmuar formën e shkëlqyer edhe në kompeticionin mbarëkombëtarë. Ndërsa nga ana tjetër, Drita mposhti pastër Partizanin në shifrat 3-0 (25-19, 26-24, 25-19), për ta prerë edhe ajo biletën për në finalen e 26 nëntorit.

Për sa u përket meshkujve, në këtë edicion do të konkurrojnë Partizani dhe Erzeni nga Shqipëria, Ferizaj dhe Peja nga Kosova. Takimet gjysmëfinale te meshkujt do të luhen të shtunën, teksa në orën 15:00 Partizani do të përballet me Ferizajn, ndërsa në orën 18:00 do të matin forcat Peja dhe Erzeni. Finalja do të zhvillohet të dielën,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat