Skënderbeu, fitore me përmbysje

Volejboll

Skënderbeu, fitore me përmbysje

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 11:31
Skënderbeu

Veprimtaria mbarëkombëtare e volejbollit për femra dhe meshkuj, Liga “Gjergj Kastrioti”, ka ngritur të shtunën siparin e këtij edicioni të saj dhe tek femra, dueli i parë, ai midis Skënderbeut dhe Skënderajt, që është luajtur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet,.

Skuadra mike ta marrë setin e parë 25-23, edhe pse korçaret kryesuan deri në 11-1 në fillim.

Por, Skënderbeu ka bërë autokritikë në vijim, duke e marrë setin e dytë, 23-25 dhe duke barazuar setet në 1-1.

Më pas, skuadra e trajnerit Orlando Koja ka marshuar drejt fitores, duke i marrë të dy setet e tjera me të njëjtat shifra, 25-17 dhe gjithë takimin 3-1. Pas ndeshjes, të dy trajnerët, Koja dhe Kadriu, kanë pohuar nevojën se kanë ende punë me skuadrat përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat