Tirana nuk gabon në “Fahrie Hoti”

Volejboll

Tirana nuk gabon në “Fahrie Hoti”

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 11:38
Tirana

Vajzat bardheblu mundin Prishtinën 3-1 në ndeshjen e parë në grupin A!

Takimi i dytë i vlefshëm për grupin A të veprimtarisë mbarëkombëtare e volejbollit për femra, Ligës “Gjergj Kastrioti”, që është luajtur të shtunën në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet dhe është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ishte ai midis Prishtinës 75 dhe Tiranës.

Vajzat bardheblu i kanë marrë dy setet e para, ka 25-21 dhe 25-16 dhe, ndonëse skuadra mike ka marrë të 3-tin 27-25, ato janë kthyer ta marrin të 3-tin 25-18 dhe gjithë ndeshjen 3-1 me sete.

Ndërkaq, në grupin B, që i luajti ndeshjet e para të shtunën në Gjilan, Partizani është mundur me përmbysje, 2-3 nga Fushë-Kosova, ndërsa Drita vendase ka mundur në 3 sete Pogradecin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat