Liria mban hapin me liderin Strumica 

Volejboll

Liria mban hapin me liderin Strumica 

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 12:41
Liria

Po bëhet e qartë se cilët nga ekipet do të jenë në fazën e dytë të kampionatit të volejbollit për meshkuj të Maqedonisë së Veriut.

“Liria mban hapin me liderin Strumica. 

Ndonëse ende nuk ka përfunduar java e 10-të, nga e cila kanë mbetur edhe dy ndeshje të tjera, gjërat që të qartësohen.

Me triumfin bindës ndaj Janta volley, skuadra e Lirisë së Zherovjanit vazhdon hapin me skuadrën kampione dhe kryesuese Strumica.

Menjëherë pas tyre është Vesna Probishtip, e cila duket se e ka vulosur fatin e Borecit velesian.

Triumfi i pritur ndaj Vardarit u sjell avantazh të madh volejbollisteve të Universitetit të Tetovës, në garën për turin e radhës. 
Rivalët e tyre për atë pozitë, volejbollistet e Shkendijës, për të mbajtur shansin për këtë do të duhet të festojnë në udhëtim ndaj UGD-së së Shtipit të renditur në vend të tretë”,
shkruan mediumi maqedon “sportplus.mk.

Liga e parë (meshkuj) – rundi i 10-të

Liria – Janta Volley 3:0
Vesna Probishtip – Gok Borec 3:1
Vardar – Universiteti 0:3
Susheva – Strumica 0:3

E hënë

18:00 SHTP UGD – Shkendija 

E mërkurë
19:30 MAkedonija GIO – Rabotniçki

Tabela: Strumica 10-0, Liria 8-2, Shtip UGD 7-2, Vesna Probishtip 7-3, Rabotniçki 6-3, Universiteti i Tetovës 6-4, Shkendija 5-4, QK Borec 4-6, Susheva 2- 8, Janta Volej 2-8, Vardar i1-9, Makedonia Gio 0-9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat