Mbyllet raundi i pestë, Tirana fiton ndaj Partizanit

Volejboll

Mbyllet raundi i pestë, Tirana fiton ndaj Partizanit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:40
Pamje nga një ndeshje

Është mbyllur raundi i pestë dhe i parafundit i Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj i femra.

Një raund që kishte nisur fundjavën e kaluar dhe u mbyll sot, për shkak se disa ekipe luajtën në Ligën Gjergj Kastrioti. Më datën 16 dhjetor do të luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Te femrat, Skënderbeu mposhti 3-1 Barleti Volley (25-17, 25-20, 22-25, 25-20), duke qëndruar i pamposhtur në këtë kompeticion. Korçaret ruajnë kreun e grupit. Fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi 3-1 Partizanin (12-25, 25-20, 25-21, 25-21). Fitore me përmbysje e bardhebluve, që sigurojnë matematikisht kreun.

Te meshkujt, sërish derbi Tirana-Partizani dhe sërish fitore e bardhebluve me shifrat 3-1 (25-20, 19-25, 26-25, 25-14. Një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, me Tiranën që siguron kreun e grupit të saj. Fiton edhe Erzeni, 3-1 ndaj Vllaznisë në Shkodër (25-15, 25-18, 23-25, 27-25), duke u ngjitur në vendin e parë, ndërsa shkodranët eliminohen.

Grupi A-Femra (java 5-të)

Pogradeci – Lushnja, 3-0

Barleti Volley – Skënderbeu, 1-3

Renditja: Skënderbeu 15 pikë, Pogradeci 10 pikë, Barleti Volley 8 pikë, Lushnja 0 pikë.

Grupi B-Femra (java 5-të)

Vllaznia – Teuta, 3-2

Tirana – Partizani, 3-1

Renditja: Tirana 14 pikë, Partizani 10 pikë, Vllaznia 5 pikë, Teuta 1 pikë.

Grupi A-Meshkuj (java 5-të)

Studenti – Teuta, 3-1

Tirana – Partizani, 3-1

Renditja: Tirana 14 pikë, Partizani 10 pikë, Studenti 6 pikë, Teuta 0 pikë.

Grupi B-Meshkuj (java 5-të)

Skënderbeu – Elbasani, 3-0

Vllaznia – Erzeni, 1-3

Renditja: Erzeni 12 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Vllaznia 7 pikë, Elbasani 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat