Filloi me punë klubi i ri i volejbollit “Forca” në komunë të Likovës

Volejboll

Filloi me punë klubi i ri i volejbollit “Forca” në komunë të Likovës

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 16:53
Klubi i ri i volejbollit “Forca” në komunë të Likovës

Nën drejtimin e trajnerit Gëzim Ademi filloi me punë klubi i ri i volejbollit “Forca” nga fshati Hotël i komunës së Likovës.

Klubi i volejbollit “Forca” është klubi i parë për volejboll në komunën e Likovës të Maqedonisë.

Klubi në të ardhmen do të garoj në dy konkurrencat-meshkuj dhe vajza. Interesimi që në fillim është shumë i madh.

Janë paraqitur 25 fëmijë nga Hotla, Likova, Orizarja, Sllupçani e tjerë.

Mosha e paraqitjes është nga 10- 18 vjeç.

Trajneri Gëzim Ademi deklaroi për Open-TV se me gara priten të startojnë pas gjashtë ose nëntë muajve, por mund të shkoj deri në një vit, sepse kështu e kanë marrë njoftimin nga Federata e volejbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat