KV Fushë Kosova shpallet klubi më i mirë sportiv për vitin 2023

Volejboll

KV Fushë Kosova shpallet klubi më i mirë sportiv për vitin 2023

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 08:12
KV Fushë Kosova shpallet klubi më i mirë sportiv për vitin 2023

Në një vit të pasur me emocione dhe sfida në skenën e sportit kosovar, klubi i volejbollit ”KV Fushë Kosova” ka triumfuar dhe është shpallur si klubi më i mirë i vitit 2023 në Komunën e Fushë Kosovës.

Me një paraqitje të jashtëzakonshme në fushën e lojës dhe një performancë stabile të vazhdueshme, KV Fushë Kosova ka rrugëtuar suksesshëm në kampionatin kosovar, shkruan Telenews.al.

Një fushatë e pandërprerë e suksesit ka karakterizuar këtë klub gjatë sezonit 2023, duke fituar ndeshje kritike dhe duke treguar dominim në shumicën e takimeve. Lojtaret e KV Fushë Kosovës janë shquar me aftësi teknike të jashtëzakonshme, bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushë, dhe një vullnet të pamposhtur për të fituar.

Sivjet KV Fushë Kosova ka pasur edhe një arritje historike për klubin, duke luajtur edhe në finale të Kupës së Kosovës.

Klubi sivjet u paraqit edhe në Ligën Unike mes Kosovës e Shqipërisë.

Trajneri dhe stafit teknik kanë luajtur një rol kyç në suksesin e klubit, duke menaxhuar ekipin me përvojë dhe strategji të mençura. Përvoja e tyre ka ndihmuar në zhvillimin e talentit të rinj dhe në krijimin e një atmosfere fituese në skuadër.

Fansat e KV Fushë Kosova kanë qenë një forcë e madhe përkrahëse për ekipin gjatë gjithë këtij rrugëtimi, duke krijuar një atmosferë euforike në palestër dhe duke shpërndarë dashuri për klubin nëpër komunitet. Kontributi i tyre ka qenë i pashmangshëm në krijuar një klimë pozitive për lojtarët dhe stafin.

Pas pranimit të çmimit nga Komuna e Fushë Kosovës, kryetari i klubit Artan Ramaj e falenderoi Komunën për vlerësimin dhe çmimin, duke thënë se është nder dhe krenari që të bartin ”shiritin” e ekipit më të suksesshëm të qytetit.

Pas pranimit të çmimit, Ramaj falenderoi në veçanti sponsorët e klubit në rrugëtimin e tyre me plotë sfida e që sipas tij janë prej më meritorëve në arritjet e tyre, ngase vazhdimisht kanë mbështetur klubin maksimalisht në arritjen e objektivave.

Vlen të ceket se me fitoret e tyre të qëndrueshme në Superligë dhe një prezantim të shkëlqyeshëm në kompeticionet vendore, KV Fushë Kosova është një shembull i vërtetë i suksesit dhe përkushtimit në botën e volejbollit në Kosovë. Klubi ka arritur të forcojë pozitën e tij në skenën volejbollistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat