Mirënjohje në Maqedoni për volejbollisten Erjona Jonuzi 

Volejboll

Mirënjohje në Maqedoni për volejbollisten Erjona Jonuzi 

Më: 11 janar 2024 Në ora: 23:11
Erjona Jonuzi  - djathtas

Paraqitjet e shkëlqyeshme me skuadrën e Rabotniçkit dhe Maqedoninë e Veriut bashkë me titujt e sukseset ekipore kanë sjellë edhe vlerësime individuale për volejbollisten tetovare, Erjona Jonuzi.

Fituese e shumëfishtë e kampionatit dhe Kupës së vendit, e shkëlqyeshme edhe në fanellën e përfaqësueses, Erjona sot është pritur në Agjencinë për Rini dhe Sport ku nga ana e drejtorit, Naumçe Mojsovskit është nderuar mes tjerash edhe me një mirënjohje si vlerësim për rezultatet e arritura. 

“Erjona Jonuzi është e ardhmja e volejbollit!

 Në karrierën e saj profesionale 12-vjeçare, ajo ka shënuar suksese dhe rezultate të shkëlqyera:

7 herë kampione e Kupën e RMV-së

7 herë kampione në Ligën e Volejbollit në Maqedoni!

6 herë e shpallur si teknike e vitit

MVP në garat evropiane me perfaqësuesen e volejbollit të Maqedonisë në ndeshjen kundër Letonisë!

Erjona është e vetmja që fitoi titullin MVP në garat evropiane, duke qenë lojtarja më e mirë në ndeshje, edhe pse Maqedonia pësoi humbje!

Jemi krenar që në emër të Agjencisë për Rini dhe Sport i ndajmë MIRËNJOHJE për kontributin e jashtëzakonshëm në volejbollin e Maqedonisë!

I urojmë edhe sa më shumë suksese dhe mirënjohje”, thuhet në postimin e Agjencisë për Rini dhe Sport në emër të drejtorit, Naumçe Mojsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat