Serbët vajtojnë ndëshkimin nga evropianët, shkak Kosova  

Volejboll

Serbët vajtojnë ndëshkimin nga evropianët, shkak Kosova  

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2024 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Serbia sot ka marrë një flakaresh të fortë nga Federata Evropiane e Volejbollit.

Serbët nuk dolën në fushë për të luajtur ndeshjen me kombëtaren e Kosovës U-18 (meshkujt). 

Ky vendim skandaloz i tyre u sanksionua në mënyrë shembullore nga evropianët.   

Pamfleti serb “Kurir” vajton Serbinë, duke shkruar: “Ndeshja u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0. 

Dhe kjo nuk është e gjitha!

Skuadra e volejbollit të juniorëve të Serbisë deri në moshën 18 vjeçare nuk ka luajtur në ndeshjen kundër Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Ajo ndeshje që është dashur të luhet në Strumicë është regjistruar me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Kosovës.

Të njëjtat burime thonë se shpjegimi nga Federata e Volejbollit të Serbisë është se nëntë kombëtare kanë qenë nën temperaturë dhe nuk kanë mundur të dalin në fushë.

Dhe kjo nuk është e gjitha, Federata e Volejbollit e Kosovës kërkon që Serbia të merr sanksione shtesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat