Volejbollistja amerikane: Më pëlqeu atmosfera e Ferizajt

Volejboll

Volejbollistja amerikane: Më pëlqeu atmosfera e Ferizajt

Nga: K.G. Më: 31 janar 2024 Në ora: 14:26
Noelani Beard

Volejbollistja amerikane, Noelani Beard, i bashkohet Fer Volleyt nga Ferizaj. 

Noelani Beard është e lumtur që i bashkohet këtij mjedisi dhe sipas saj i ka pëlqye atmosfera.  

“Klubi ka arritur marrëveshje më lojtaren nga SHBA, Noelani Beard. 

Noelani luan në rolin e Pranueses dhe Korrektores dhe pa dyshim se do të jetë pjesë e rëndësishme e klubit për arritjen e objektivave”, njofton Fer Volley.

“Fer Volley ndodhej në një vend të mirë. Unë padyshim bëra kërkimin tim së bashku me prindërit e mi.

Më pëlqeu atmosfera e Ferizajt. Sapo mbërrita, me pëlqyen njerëzit, vendi dhe ekipi.

Edhe pse  është shumë ftohtë në këtë kohë, me bën të ndjehem si në shtëpi , Hawai'i, u lidha mirë me administratën e klubit dhe u ndjeva si në shtëpi që në momentin që dola nga aeroplani. Faleminderit Fer Volley që më mirëpriti!”, thotë volejbollistja amerikane për faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat