Kastrioti është eliminuar nga garat e CEV Challenge Cup në konkurencën e femrave, pasi humbi të dyja ndeshjet ndaj kampionit të Ballkanit për klube, skuadrës turke Beshiktash.
Në një periudhë kohore prej 3 ditësh, fituesi I Kupës së Kosovës, Kastrioti nga Ferizaj ka zhvilluar dy takime në Stamboll, nikoqir i së cilave ka qenë Besiktash.
Në ndeshjen e dytë, Kastrioti u mposht 3:0 në sete 25:11, 25:9 dhe 25:14, për ta mbyllur aventurën e sivjeme në kupat evropiane.
Në këtë ndeshja Valmira Ramadani është shpallur si pranuesja më e mirë, me efikasitet prej 22% në pranim, ndërsa Dhurata Sylejmani me 7 pikë, u rëndit në mesin e 4 pikëshënueseve më të mira në ndeshje
Kastrioti së bashku me dy skuadrat e konkurrencës së meshkujve KV Peja dhe KV Luboteni, e përfaqësuan Kosovën sivjet në Kupat Evropiane (CEV Cup dhe CEV Challenge Cup).
Tashmë të trija skuadrat do të fokusohen në kampionatin vendorë dhe trofetë tjera në Kosovë.