PZAP ka një sqarim për votuesit në diasporë

Zgjedhjet 2021

PZAP ka një sqarim për votuesit në diasporë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një njoftim jo zyrtar nga disa individë e ku ju bëhet thirrje bashkatdhetarëve të cilët nuk janë të përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës që të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në mënyrë elektronike, në adresën zyrtare të PZAP-it [email protected].

Mirëpo kjo informatë është demantuar nga PZAP-ja. Sipas tyre votuesit që gjenden jashtë Kosovës mund të ankohen mirëpo vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike.

Më poshtë reagimi i tyre i plotë:

Njoftojmë Votuesit Jashtë Kosovës se në Facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar i postuar nga individ të ndryshëm të cilët ju bëjnë thirrje bashkatdhetarëve te cilët nuk janë të përfshirë ne Listën e Votuesve Jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-it [email protected].

Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-it dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesve Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor,  mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande, e jo në mënyrë elektronike.

Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar

www.pzap-ks.org

Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarë do letre A4, por duhet të përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat