VV hap fushatën zgjedhore edhe në Gjilan: Vendi i parë i padiskutueshëm, gara po bëhet për të dytin

Zgjedhjet 2021

VV hap fushatën zgjedhore edhe në Gjilan: Vendi i parë i padiskutueshëm, gara po bëhet për të dytin

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:26
Albin Kurti

Ashtu sikurse në të gjitha qytetet e tjera, Lëvizja Vetëvendosje ka hapur zyrtarisht fushatën edhe në komunën e Gjilanit.

Përmes një tubimi simbolik, kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosje, Alban Hyseni, kërkoi mobilizimin e qytetarëve për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që fitorja e tyre të jetë bindëse.

Ai tha se gara zgjedhore po bëhet për vendin e dytë, pasi Lëvizja Vetëvendosje sigurt do të dalë e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

“Është shumë e rëndësishme dhe jashtëzakonisht jetike që në këto zgjedhje të dalim fitimtarë dhe bindshëm krahasuar me subjektet e tjera politike, sepse vendi i parë nuk po diskutohet, po diskutohet vetëm gara për vendin e dytë. Prandaj, ju lutemi shumë që në këtë ditë kur po e fillojmë fushatën të mobilizoheni, të takoni familjarë, miq e dashamirë të rrethit tuaj ku ju jetoni, dhe në këtë formë më datë 14 shkurt dhe në pjesën e mbetur të fushatës të punojmë maksimalisht për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur orën 10:00 të ditës së mërkurë për të hapur fushatën zgjedhore në të gjitha qytetet e Kosovës, me përjashtim të qytetit të Pejës, ku fushata zyrtarisht u hap pak para orës 13:00. Aty morën pjesë edhe kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti dhe numri dy i listës Vjosa Osmani.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat