Pal Lekaj kërkon besimin e qytetarëve që të jetë zë i fuqishëm i tyre

Zgjedhjet 2021

Pal Lekaj kërkon besimin e qytetarëve që të jetë zë i fuqishëm i tyre

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:52
Pal Lekaj

Sot edhe zyrtarisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj ka thënë se programi i AAK-së është përpiluar për të zhvilluar Kosovën në të gjitha fushat.

Lekaj në këtë garë zgjedhore kërkon besimin e qytetarëve që të jetë zë i fuqishëm i tyre.

Njoftimi i plotë:

Sot edhe zyrtarisht u hap fushata elektorale për zgjedhjet e 14 Shkurtit.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fushaten e saj e hapi në Kryeqytetin historik të shqiptarëve, Prizrenin. Prizreni i datave të më mëdha të kohës u mblodh për të treguar që mbështet fuqishëm Aleancën dhe programin e saj dhe Presidentin në ardhje z. Ramush Haradinaj. Programi i Aleancës është i përpiluar për të zhvilluar Kosovën në të gjitha fushat dhe është programi më adekuat për qeverinë e ardhshme. Në këtë garë zgjedhore, unë kërkoj besimin tuaj duke ju garantuar që do të jem zë i fuqishëm për kërkesat dhe nevojat e juaja.

Numri im është 7

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat