KQZ ende nuk ka vendosur nëse do t’i pranojnë votat që dërgohen me postën e shpejtë

Zgjedhjet 2021

KQZ ende nuk ka vendosur nëse do t’i pranojnë votat që dërgohen me postën e shpejtë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:34
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po e mban mbledhjen e radhës sot, derisa po diskutohet edhe për votat nga diaspora.

KQZ sot ka deklaruar se nuk do të pranohen votat nga diaspora të cilat dërgohen në mënyrë elektronike, përveç atyre që dërgohen me postë.Mirëpo, në anën tjetër ende nuk dihet nëse do të pranohen votat të cilat dërgohen me postë të shpejtë.

Mediat kanë kontaktuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’i pyetur lidhur me këtë çështje dhe të njëjtit kanë treguar se pritet të vendoset sot ose nesër.

“Ende nuk është vendosur, jemi në diskutime. Mbetet për t’u vendosur”, është shprehur për lajmi.net, Valmir Elezi – zëdhënës i KQZ-së.

Në anën tjetër, sot ka filluar fushata zgjedhore në Kosovë e cila do të zgjasë 10 ditë përpara ditës së 14 shkurtit kur do të jetë edhe dita e zgjedhjeve. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat