Hoti: Nuk lejuam që Shtëpia e Bardhë të quhej e kuqe apo e verdhë

Zgjedhjet 2021

Hoti: Nuk lejuam që Shtëpia e Bardhë të quhej e kuqe apo e verdhë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 19:04
Avdullah Hoti

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se në pranverën e kaluar kanë ndaluar një qeveri që dëmtonte shtetin.

Ai ka thënë se ishin të vendosur që të mos lejojnë cenimin e miqësisë speciale me SHBA-në.

“Nuk mund të lejonim që Shtëpia e Bardhë të quhej e verdhë apo e kuqe. Si pikë të parë e kemi vendosur menaxhimin e pandemisë. E kemi gjetur shëndetësinë në kaos. Kemi finalizuar dhe kontraktuar mbi 1.2 milionë vaksina anticovid që do të arrijnë së shpejti. Së shpejti do të aktivizojmë sistemin informativ shëndetësor. Gjatë mandatit të ardhshëm do të shkojmë drejt arsimit tërë ditor. Ne do të garantojmë pavarësinë e sistemit arsimor nga ndikimi politik dhe do të rrisim meritokracinë. Të gjithë studentët kosovarë që regjistrohen në 20 universitetet më të mëdha botërore do të përfitojnë bursë. Do t’i mbështesim talentet në kulturë, investimet në kinematografi do të kenë prioritet. Do të ndërtojmë përfundimisht stadiumin e kombëtares së Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje Hoti ka thënë sesa i përket zhvillimit ekonomik, do të lehtësojnë qasjen në financa, do të ndajnë grante për gratë dhe të rinjtë në biznes.

“Kemi plane kontrete investimi 1 miliard euro vetëm nga marrëveshja e Washingtonit. Kemi planin për 5 miliardë euro investime publike të siguruara nga buxheti i shtetit dhe partnerët tanë. Qeveria jonë do të garantojë pagë minimale prej 300 euro. Qeveria e LDK-së e ka hequr fjalën korrupsion nga diskursi i brendshëm, asnjë aferë apo akuzë nuk është ngritur ndaj kabinetit qeveritar apo zyrtarëve të lartë gjatë këtyre muajve. Në politikën e jashtme programi ynë parasheh fuqizimin e marrëdhënieve me partnerët tanë. Synojmë përafrimin me NATO-n. Do të përmbyllim procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se edhe ata që si duan do t’i bashkohen rrugëtimit të tyre për shtetin e Kosovës.

“Mos i urreni ata që na shajnë e ofendojnë kudo sepse kanë rënë pre e demagogjisë dhe populizimit. I kuptojmë ata por duhet t’i afrojmë e t’i duam dhe tu dëshmojmë se janë në rrugë të gabuar. Ata kanë nevojë për ne. Jam i sigurt se ata do të bashkohen në rrugëtimin tonë për shtetin shtet, Kosovën demokratike”, ka thënë ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat