Shala i PDK-së: Qytetarët do votojnë kundër atyre që futën Kosovën në krizë politike dhe ekonomike

Zgjedhjet 2021

Shala i PDK-së: Qytetarët do votojnë kundër atyre që futën Kosovën në krizë politike dhe ekonomike

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 20:31
Ferat Shala

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala thotë se jo parti mori konfirmimin se më 14 shkurt qytetarët do votojnë kundër atyre që e futën vendin në krizë politike.

Shala shton se vota qytetare do jetë kundër atyre që e futën vendin në izolim dhe kundër atyre që rrezikuan marrëdhëniet historie Kosovë-SHBA.

Postimi i tij i plotë:

 Pritje dhe përkrahje madhështore për Partinë Demokratike të Kosovës në nëndegët I dhe II të Terstenikut dhe në Degën e Verbocit.
Sonte edhe një herë morëm një konfirmim të madh se më 14 shkurt në mënyrë plebishitare qytetarët e Kosovës do të votojnë KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në këtë krizë të madhe politike dhe ekonomike, KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në izolim ndërkombëtar, KUNDËR ATYRE që rrezikuan marrëdhëniet historike dhe strategjike Kosovë- ShBA etj.
Më 14 shkurt qytetarët e Terstenikut dhe Verbocit do të votojnë programin për #Rimëkëmbje të gjithmbarshme dhe Kosovës do t’i japin drejtim të ri zhvillimi.
#Rimëkëmbje #FeratShala14

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat