Vetëvendosja hap fushatën në Pejë, simpatizantët përloten kur e takojnë Kurtin

Zgjedhjet 2021

Vetëvendosja hap fushatën në Pejë, simpatizantët përloten kur e takojnë Kurtin

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 20:43
LVV-Pejë

Lëvizja Vetëvendosje, këtë të mërkurë, e hapi edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen më 14 shkurt.

Në kryeqytet herët, dikur që edhe në disa komuna tjera të vendit fushata u hap nga kandidatët për deputet që vijnë nga komunat përkatëse, ndërkohë që në Dukagjin u shfaq vetë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentes dhe numrin dy në listën e Vetëvendosjes, Vjosa Osmanin, Kurti u prit me entuziazëm të madh nga simpatizantët e këtij subjekti në Pejë.

Dikush madje u përlot që arriti t’i takojë, derisa të tjerët u mjaftuan me nga një kujtim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat