Shala i PDK-së viziton disa fshatra të Kosovës, merr përkrahje për zgjedhjet e 14 shkurtit

Zgjedhjet 2021

Shala i PDK-së viziton disa fshatra të Kosovës, merr përkrahje për zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 22:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Ferat Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar disa fshatra të Kosovës.

Shala është shprehur optimist me pritjen dhe përkrahjen që po e gjen kudo për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka vizituar degën e PDK-së në Terstenik e Verbovc prej ku është shprehur se ka marrë përkrahjen për votë plebishitare.

“Sonte edhe një herë morëm një konfirmim të madh se më 14 shkurt në mënyrë plebishitare qytetarët e Kosovës do të votojnë KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në këtë krizë të madhe politike dhe ekonomike, KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në izolim ndërkombëtar, KUNDËR ATYRE që rrezikuan marrëdhëniet historike dhe strategjike Kosovë- ShBA etj.”, ka shkruar Shala.

Shala ka qëndruar për vizitë edhe në Polluzhë e Shtuticë prej ku është shprehur se ka marrë përkrahje të madhe për partinë të cilës i takon.

Ai është shprehur se bashkë me polluzhasit e shtuticasit do të finalizojnë projektin e shtetndërtimit, përmes rimëkëmjes ekonomike dhe integrimit ndërkombëtar.

“Bashkë me polluzhasit e shtuticasit sonte morëm përgjegjësi të reja për finalizimin e projektit të shtetndërtimit, përmes #Rimëkëmbjes ekonomike dhe integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.”, ka shkruar Shala.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat