Limaj: Qeveria e ardhshme duhet të punojë për përgatitjen e padisë ndaj gjenocidit të Serbisë

Zgjedhjet 2021

Limaj: Qeveria e ardhshme duhet të punojë për përgatitjen e padisë ndaj gjenocidit të Serbisë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 22:41
Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se përgatitja e padisë për gjenocidin e Serbisë të shkaktuar në Kosovë duhet të jetë nisma e parë në të cilën duhet të punohet ,nga cilado Qeveri që do të formohet pas 14 shkurtit.

Limaj në Rubikon ka thënë se nëse nuk do të punohet për këtë padi Nisma nuk do të jetë pjesë dhe nuk do ta mbështesë atë qeveri.

“Ne betohemi se nuk do t’ia japim mbështetjen askujt, që nuk fillon të punojë menjëherë për përgatitjen e padisë për gjenocidin që ka shkaktuar Serbia në vendin tonë. Kjo është vonuar bile shumë, është dashtë shumë më herët të punohet për këtë padi. Janë dhe duhen mbledhur qindra fakte njëherë e mirë për të treguar dhunën, terrorin dhe gjenocidin nga Serbia”.

“Nuk mundemi me u hesht për ato që i ka shkaktuar Beogradi. Ky shtet duhet të dalë para gjykatës për secilën masakër që ka shkaktuar në Kosovë. Këto të gjitha lidhen me dialogun, nëse këto bëhen do të punohet para edhe në dialog”.

“Po ashtu, NISMA nuk do ta mbështet një qeveri, e cila nuk punon për ekonominë sa duhet. Veteranëve duhet t’iu jepet e drejta e punës, ata duhet të punojnë por njëkohësisht duhet edhe të marrin pensionin e tyre. Gjithashtu, duhet të rritet buxheti dhe më pas edhe paga minimale, pa rritje të buxhetit nuk mundet të ketë rritje të pagës minimale”, ka thënë Limaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat