Brestovci: Nisma është lidere për përfaqësimin e diasporës

Zgjedhjet 2021

Brestovci: Nisma është lidere për përfaqësimin e diasporës

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 00:40
Bekim Brestovci

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Bekim Brestovci, ka thënë se ky subjekt është lider sa i përket përfaqësimit të diasporës në institucionet e vendit.

Brestovci në Edicionin e Analizës ka deklaruar se edhe sa kanë qenë pjesë e Qeverisë Hoti kanë punuar shumë për diasporën.

“Kur ka qenë pjesë e Qeverisë, Nisma ka krijuar hapësirë për një person nga diaspora për të marrë pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për të qenë afër me ato çështje të cilat kanë të bëjnë më diasporën”.

“Edhe në propozimet për të ardhmen të cilat ndërlidhen me diasporën, Nisma ka disa hapa para në krahasim me subjektet tjera. Sepse ne  kemi propozuar shumë herët që në Ligjin për Diasporën të parashihet krijimi i një Këshilli Kombëtar për Diasporën, i cili do të kishte pastaj qasje të drejtpërdrejt në komisionet parlamentare, të cilat kanë të bëjnë me çështjet e diasporës”.

“Në kuadër të Ligjit të Diasporës të parashihet edhe krijimi i Dhomës Ekonomike për bizneset e diasporës, e cila do të jetë dera e parë dhe monitorues i të gjitha proceseve ekonomike që kanë të bëjnë me investimet nga jashtë”.

“Si dhe kemi kërkesën tonë drejtuar institucioneve të shtetit për njohjen e statutit të pjesëtarit të diasporës. Sepse sot po ballafaqohemi edhe më tepër me humbjen e shtetësisë nga mërgimtarët të cilët e marrin shtetësinë e shteteve tjera. Në ligj ne kërkojmë që atyre nuk janë shtetas të Kosovës të iu njihet statusi special i pjesëtarit të Kosovës të pajisen me kartelën e diasporës”, ka thënë Brestovci.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat