Fetoshi: Do përkushtohem të jem zëri i rinisë, studentëve, familjeve të dëshmorëve dhe shtresave tjera të shoqërisë

Zgjedhjet 2021

Fetoshi: Do përkushtohem të jem zëri i rinisë, studentëve, familjeve të dëshmorëve dhe shtresave tjera të shoqërisë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 06:06
Arben Fetoshi

Kandidati për deputet, profesori e gazetari i njohur, Arben Fetoshi ka filluar sot zyrtarisht rrugëtimin drejt Kuvendit.

Pas hapjes së fushatës Fetoshi ka kërkuar besimin dhe ka premtuar angazhimin maksimal në Kuvend, ku do të jetë i zëshëm për shtresat e ndryshëm të shoqërisë.

Postimi

Të dashur qytetarë,

Pas shumë takimeve në Rahovec, Prizren, Malishevë, Prishtinë e vende të tjera, sot fillojmë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me lutje për shëndetin Tuaj, nga vendet simbol të luftës për LIRI, kërkoj me zemër besimin e të gjithëve për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Do të mundohem maksimalisht të takohem me sa më shumë prej jush, dhe i kërkoj sinqerisht mirëkuptim secilit që s’do të mund ta takoj për shkak të kohës.

Jam i përkushtuar për një komunikim të hapur e të dobishëm, që na jep bazë dhe energji për ta ngritur ZËRIN në shërbim të rinisë, studentëve, familjeve të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve, mësimdhënësve, mjekëve e infermierëve, ushtarëve, policëve e të gjithë punëtorëve, dhe pēr #Rimëkëmbjen e Kosovës, në mbrojtje të sakrificës e gjakut të UÇK-së si themel i shtetit që sot është goditur seriozisht nga padrejtësia e Hagës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat