Sondazhi i radhës tronditës për partitë politike

Zgjedhjet 2021

Sondazhi i radhës tronditës për partitë politike

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 06:26
Ilustrim

Në sondazhin e realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për trendin e preferencave politike para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje me listën e Vjosa Osmanit doli e para me 51.3 për qind.

E ky sondazh nxiti reagime dhe debate të shumta.

E përqindje të lartë për VV-në, ka dalë edhe në një sondazh tjetër në qytetin e Pejës, ku sipas këtij të fundit Lëvizja Vetëvendosje del me 61.1% të votave, një tronditje e madhe kjo për LDK-në dhe AAK-në.

Këtë e ka bërë të ditur Besnik Bislimi nga kjo parti.

“Edhe në Pejë “na kanë mbetur” vetëm sondazhet se votat vijnë me 14 shkurt.

Sondazhi i njejtë!

Pyetja e njejtë!

Rezultati i njejtë!

Tek të rinjtë e Pejës nën moshën 24 vjeçare, 61.1% do e votonin Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, shkruan Bislimi në Facebook.

Edhe në Pejë “na kanë mbetur” vetëm sondazhet se votat vijnë me 14 shkurt. Sondazhi i njejtë! Pyetja e njejtë! Rezultati...

Posted by Besnik Bislimi on E mërkurë, 3 Shkurt 2021
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat