Kurti takohet me Abott, bisedojnë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Zgjedhjet 2021

Kurti takohet me Abott, bisedojnë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:34
foto nga vendi ngjarjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, këtë të enjte është takuar me ambasadorin e Britanisë tq Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në njoftimin e LVV-së në rrjetin social Facebook thuhet se temë e këtij takimi ishin zgjedhjet, mbarëvajtja e tyre dhe fushata e këtij subjekti politik.

“Drejtësia e punësimi janë dy çështjet për të cilat do të angazhohemi, ndërkaq luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit tonë për një shtet demokratik në shërbim të të gjithëve e pa dallim.

Me Ambasadorin, z. Abbott u pajtuam t’i përparojmë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona”, thuhet në njoftim e LVV-së.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat