Hoti në Pejë: Fitorja e LDK-së do të jetë edhe për ata që mendojnë ndryshme nga ne

Zgjedhjet 2021

Hoti në Pejë: Fitorja e LDK-së do të jetë edhe për ata që mendojnë ndryshme nga ne

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:25
Avdullah Hoti

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka mbajtur tubimin e radhës për këtë ditë, në Pejë, ku para mbajtjes së fjalimit u befasua me një tortë për nder të ditëlindjes së tij.

Hoti para pejanëve tha se më 14 shkurt LDK-ja do të del fituese.

“Ka me qenë fitore për të gjithë, jo vetëm për njerëzit e LDK-së, por edhe për ata që mendojnë ndryshe nga ne. Fitorja jonë ka me qenë edhe për ata. Ata mund të mos e dinë, por ka me qenë mirë edhe për ata”.

“Kemi me qenë fitues sepse nuk jemi të përkohshëm, s’jemi parti pa vizion ose që mbrojmë kauza të rrejshme, s’jemi që punojmë për një person të vetëm ose që i nënshtrohemi një personi të vetëm, por vetëm shtetit shtet, ligjit ligj. Jemi njerëz që besojmë në Zot, në familje e shtetin tonë. Për këtë qëllim e kemi zgjedhur këtë moto “shteti shtet” sepse nuk mund të nëpërkëmbet shteti që kanë filluar me e ndërtu burra e gra para 30 viteve”.

“E kemi dëshmuar se në këto zgjedhje s’dalim para qytetarëve të themi ‘hajde provona neve”, siç po thonë të tjerët, por ne themi “ja kush kemi qenë ne, ja veprimet që i kemi bërë gjatë viti ’90 për ta themeluar e vendosur e shtetit të Kosovës, hap pas hapi, duke pa qartë kah po shkojmë’”.

“Edhe në momentin më të vështirë, ne qeverisim 100 herë më mirë se sa këta të tjerët”, u shpreh Hoti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat