Limaj thotë se kauza “Me Çlirimtarët” po jehon kudo në Kosovë

Zgjedhjet 2021

Limaj thotë se kauza “Me Çlirimtarët” po jehon kudo në Kosovë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:50
Fatmir Limaj

 Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me mbështetësit e tij në fshatrat e Malishevës.

Ai mbrëmë ka qëndruar në fshatrat Drenoc dhe Lladroc, ku nga aty dha mesazhin se, kauza jonë “Me Çlirimtarët” për mbrojtjen e vlerave kombëtare, po jehon fuqishëm në Llapushë dhe kudo nëpër Kosovë.

“Pritja madhështore që ju bë mbrëmë çlirimtarëve të 121-it në Drenoc e Lladroc të Malishevës, është sinjal i qartë se fryma jonë kombëtare do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka thënë Limaj.

Në fund Limaj u ka shprehur mirënjohje dhe falënderim bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve të tij në Drenoc e Lladroc, që janë rreshtuar krah Nismës dhe që kanë vendosur që më 14 shkurt të votojnë numrin 121, numrin e listës së çlirimtarëve, numrin e fitoreve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat