Abrashi: Partitë gjatë fushatës nuk po i respektojnë masat anti-COVID

Zgjedhjet 2021

Abrashi: Partitë gjatë fushatës nuk po i respektojnë masat anti-COVID

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:04
Emir Abrashi

Emir Abrashi, njohësi i zhvillimeve politike, ka thënë që dy ditët e para të fushatës së subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë karakterizuar sipas tij, me shkelje të masave anti-COVID.

“Kjo fushatë, karakterizohet me një periudhë më ndryshe, pasi ndodhemi në situatë pandemie. Ajo që është parë deri tani është shkelja e të gjitha masave, me përjashtim të VV-së që e ishte një model në model të Joe Biden dhe ishte e vemtja parti politike që e respektoi një lloj distance”.

Abrashi në Info Magazine, tha që edhe pse ne kemi votues tradicionalë, do të duhej që sipas tij, platformat virtuale të ishin më efektive në pasimin e mesazhit të partive politike.

Ai theksoi që pjesa më e madhe e  votuesve janë të përcaktuar dhe sipas tij, kanë qenë edhe para se të hyjnë në fushatë se për kë do të votojnë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat