Në takimin me rini Shala kujton babën e ndjerë: Mjekonte plagët e çlirimtarëve, për këtë ditë!

Zgjedhjet 2021

Në takimin me rini Shala kujton babën e ndjerë: Mjekonte plagët e çlirimtarëve, për këtë ditë!

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:33
Endrit Shala

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate ka falëndëruar rinin për mbështetjen që po i japin projektit të Nismës.

Shala duke folur për të rinjtë, ka kujtuar babain e tij të ndjerë, i cili ishte mjek në luftën e Kosovës.

Shala ka thënë se kur babai i tij i shëronte plagët e clirimtarëve, e dinte se liria do të vinte për ta.

Statusi i plotë i Shalës.

Rinia është shtylla jonë më e fortë.

Forca, për të cilët u lufta e u bë liria.

Kur baba im mjekonte plagët e çlirimtarëve, thoshte se do të vinte dita që fëmijët e luftës, do ta gëzonin lirinë.

Do të vinte dita, kur Kosova nuk do të kishte nevojë për mjek të plagëve të luftës, ngase çlimtarët do e fitonin betejën e nisur.
Ajo ditë erdhi, falë atyre që ranë, falë atyre që luftuan dhe falë atyre që nuk harruan.

Sot, kur shoh që shumë të rinjë i janë bashkuar, dhe po i bashkohen çdo ditë kauzës së Nismës Socialdemokrate, ndihem më shumë se sa i nderuar.
Rinia jonë e meriton më së shumti slloganin e Nismës SocialDemokrate.

#MeÇlirimtarët më së shumti krenar ndihen këta të rinjë të cilët e gëzuan lirinë, dhe nuk e harruan kush e solli.

Faleminderit për të gjitha emocionet që na i dhuruat sonte në Prishtinë, dhe u kërkojmë falje që për shkak të pandemisë, nuk arritëm të takonimin rininë nëpër të gjitha qytete tjera.
Faleminderit për mbështetjen
Bashkë #MeÇlirimtarët, shihemi në fitoren e 14 shkurtit.

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat