Fatmir Gashi (AAK): Qeveria Haradinaj s’ka thyer asnjë ligj në shfrytëzimin e buxhetit shtetëror

Zgjedhjet 2021

Fatmir Gashi (AAK): Qeveria Haradinaj s’ka thyer asnjë ligj në shfrytëzimin e buxhetit shtetëror

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 22:12
Ramush Haradinaj

"Po flasim në momentin kur e kanë marrë detyrën, nëse e krahasojmë kohën kur e ka lënë vet Ministrinë e Financave edhe me të hyra të buxhetit edhe me të gjitha parametrat do ta shihni se asnjë nen dhe asnjë rregull nuk është thyer gjatë menaxhimit të buxhetit shtetëror nga ana e Qeverisë Haradinaj".

Kandidati për president, Ramush Haradinaj, bashkë me ekipin e tij,  kanë prezantuar ofertën e AAK-së për këto zgjedhje si dhe arsyet përse ai duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës.

Ekonomisti Fatmir Gashi i cili është pjesë e ekipit të Ramush Haradinajt, në emisionin Rubikon, ka thënë se gjatë Qeverisë Haradinaj nuk është thyer apo shkelur asnjë ligj sa i përket shfrytëzimit të buxhetit shtetëror.

“Nëse i merrni krejt shënimet prej vitit 2017 e deri më 2019 – krejt rritjet e të hyrave buxhetore, krejt menaxhimin e borxhit publik dhe në fund krejtësisht mbajtjen e rregullës fiskale, do e shihni që atë që tash jep deklaratë Hoti – me kqyr në fund të fundit, ky kryeministër nuk e ka pranuar detyrën, Kurti e ka pranuar detyrën – jo Hoti dhe ai nuk mund të flasë për gjendjen sepse nuk e ka pranuar detyrën”.

Sipas tij, Kurti ka qenë kryeministër që e ka pranuar detyrën prej Haradinajt.

“Atë ditë kur e kemi dorëzuar detyrën [pjesën buxhetore] i kemi dorëzuar 480 milionë para që kanë qenë në llogarinë bankare të buxhetit të Kosovës që ka qenë mbi 6.5% e GDP-së së Kosovës e me rregull fiskale është dashur me qenë 4.5”.

“Që do të thotë e kemi pasur gjendjen shumë më të mirë sesa që e ka pasur rregulla fiskale. E kemi pasur deficitin buxhetor 0.4 %”.

“Merreni vitin 2014-17 dhe shihni borxhin publik çfarë i kanë bërë, prej 30% kanë ardhur në 17% dhe çfarë rritje ekonomike kanë bërë me at borxh publik, i shihni rezultat e asaj periudhe”.

“Po flasim në momentin kur e kanë marrë detyrën, nëse e krahasojmë kohën kur e ka lënë vet Ministrinë e Financave edhe me të hyra të buxhetit edhe me të gjitha parametrat do ta shihni se asnjë nen dhe asnjë rregull nuk është thyer gjatë menaxhimit të buxhetit shtetëror nga ana e Qeverisë Haradinaj”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat