Dreshaj: Brenda tre muajve e vaksinojmë krejt popullatën sapo të sigurohet vaksina

Zgjedhjet 2021

Dreshaj: Brenda tre muajve e vaksinojmë krejt popullatën sapo të sigurohet vaksina

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 22:57
Shemsedin Dreshaj

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Kosova është dashur t’i bashkojë forcat për të siguruar vaksinën kundër COVID-19 për qytetarët.

Ai ka kritikuar Qeverinë Hoti se pse nuk ka shfrytëzuar lidhjet diplomatike për të bërë këtë.

“Mendoj që lobimi ndërkombëtar ka qenë i mangët dhe këtë e them hapur. Është dashur të shfrytëzohen të gjitha fytyrat kredibile në vend dhe jashtë vendit për të gjetur miq dhe rrugë që të sigurohet vaksina”.

“Unë dua të arrij barrierën e imunitetit kolektiv në terren, pra mbi 60 për qind të popullatës së mbrojtur”.

“Nëse e kemi vaksinën, bazuar në kapacitetet aktuale shëndetësore që i kemi lidhur me implementimin dhe dhënien e vaksinës, mendoj që brenda tre muajve kompletohet krejt popullata”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat