Gaxherri: Klina, Istogu, Peja, Deçani dhe Juniku mbeten bastione të LDK-së

Zgjedhjet 2021

Gaxherri: Klina, Istogu, Peja, Deçani dhe Juniku mbeten bastione të LDK-së

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 00:50
Besa Gaxherri

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, beson se Klina, Istogu, Peja, Deçani dhe Juniku do të mbeten bastione dhe “simbole të uraganit” të LDK-së.

Ajo i bëri komentet në faqen e saj në Facebook.

Kjo pasi mori pjesë në tubime elektorale në këto komuna, sot në ditën e dytë të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

“Të bashkuar, përplot zell e motiv për punë e fitore që fuqizon shtetin dhe shtetësinë, që ruan vlerat e shtetit tonë, të të arriturave tona, në Republikën e Kosovës, ka shkruar Gaxherri, e cila mban numrin 15 në listën zgjedhore të LDK-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat