Votat e diasporës në Kosovë, Liza Gashi tregon arsyet pse është rritur numri i votuesve nga jashtë

Zgjedhjet 2021

Votat e diasporës në Kosovë, Liza Gashi tregon arsyet pse është rritur numri i votuesve nga jashtë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 09:22
Liza Gashi

Vota e emigrantëve është një nga çështjet më të diskutuara në Kosovë, e cila ka shkaktuar edhe përplasje mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ish-zëvendësministrja e Diasporës së Kosovës, Liza Gashi u shpreh në Euronews Albania se për zgjedhjet e 14 shkurtit ka pasur “një rritje 200% të votuesve nga jashtë që kanë shprehur dëshirë që të jenë pjesë e procesit zgjedhor”.

“Kemi pasur rreth 175 mijë pjesëtarë të Diasporës që kanë kërkuar përmes email-eve zyrtare, postës dhe fax që të regjistrohen për aplikim nga jashtë”, tregoi ajo.

Gashi renditi edhe disa nga arsyet kryesore të këtij interesimi të madh të emigrantëve për të qenë pjesë e zgjedhjeve, të cilat pritet të zhvillohen më 14 shkurt.

“Ky interesim ka të bëjë me pakënaqësinë e madhe që kanë pjesëtarët e diasporës në trajtimin e tyre karshi vendit tonë. Po kështu, një mobilizim të pjesëtarit të diasporës për të adresuar drejtat e tyre sociale, politike edhe ekonomike”, u shpreh ajo.

Sipas zonjës Gashi, kërkesa e tyre kryesore është adresimi i problemeve që kanë karshi konsullatave dhe ambasadave.

Po kështu edhe adresimi i kartonit të gjelbër dhe garantimi i të drejtës së votës, sipas zonjës Gashi janë shqetësimet të tjera të emigrantëve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat