Musliu-Shoshi: Me qeverisjen e PDK-së, mësimdhënësve do t’ua rrisim rrogat

Zgjedhjet 2021

Musliu-Shoshi: Me qeverisjen e PDK-së, mësimdhënësve do t’ua rrisim rrogat

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 20:55
Partia Demokratike e Kosovës

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka mbajtur sot një takim më mësimdhënësit gjilanas.

Ajo u shpreh se pas 14 shkurti mësimdhënësve do t’u rriten pagat.

“Në takim me mësimdhënësit gjilanas, treguam se në qeverisjen tonë, e cila do të ndodhë pas 14 shkurtit, do t’i rrisim pagat për mësuesit nga 421 në 600 euro, për profesorët e shkollave të mesme nga 460 në 700 euro, për profesorët universitarë dhe akademikët nga 1487 në 1600 euro”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Ky është postimi i plotë i Ariana Musliu-Shoshit:

Të gjithë jeni dëshmitarë se si qeverisja e PDK-së, i kushtoi rëndësi të madhe sistemit të arsimit, ngritjes së cilësisë së edukimit dhe përmirësimit të kushteve të punës, sikurse për personelin arsimor ashtu edhe për nxënësit.

Në takim me mësimdhënësit gjilanas, treguam se në qeverisjen tonë, e cila do të ndodhë pas 14 shkurtit, do t’i rrisim pagat për mësuesit nga 421 në 600 euro, për profesorët e shkollave të mesme nga 460 në 700 euro, për profesorët universitarë dhe akademikët nga 1487 në 1600 euro.

Ne garantojmë për premtimet e tona, ashtu siç vepruam në vitet e para pas Pavarëisë së Kosovës, duke i shdërruar kompensimet mujore që ishtë në formën e ndihmave sociale në paga të dinjitetshme. Të njëjtat veprime do t’i bëjmë edhe pas 14 shkurtit. Për këtë betohemi.

#PDK134 #Rimëkëmbje

#HoxhajKryeminister1

#arianamusliushoshi15

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat