Tahiri: AAK do t’i jep dritë rinisë, sikurse Obiliqi Kosovës

Zgjedhjet 2021

Tahiri: AAK do t’i jep dritë rinisë, sikurse Obiliqi Kosovës

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:29
Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot një tubim zgjedhor në Obiliq.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se Obiliqi po i jep mbështetje programit të Aleancës.

“Obiliqi, vendi i cili nën shoqërimin e grimcave të pluhurit, ndriçon tërë Kosovën, po i jep mbështetje programit të Aleancës dhe presidentit në ardhje, Ramush Haradinaj. Theksova se Aleanca do të jetë forca e vendit që rinisë do t’i jep dritë si Obiliqi që i jep Kosovës”.

Tahiri thotë se me AAK-në dhe Presidentin në ardhje Hardinaj, Kosova ka rrugëtim të sigurt për të ardhmen.

“Si çdo herë gjetëm përkrahjen e madhe për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët drejtë të ardhmes të sigurt me Aleancën dhe me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj. Vizionit të Aleancës i duhet dija, guximi, ndershmëria, pastërtia dhe cilësia politike. E, këtë e ofron programi jonë, lideri ynë dhe lista e deputetëve, që po merr mbështetje nga qytetarët e vendit të dritave”.

Zëvendëskryeministri ka vlerësuar edhe punën e kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi, që vjen nga radhët e AAK-së.

“Obiliqi, tani qytet i transformuar nga puna e palodhshme e kryetarit, Xhafer Gashi dhe ekipit të tij, është shembull i qeverisjes së mire”, ka shkruar më tej Tahiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat