Blerta Deliu: Të përkrahim gratë që punojnë pareshtur për përmirësimin e pozitave të grave në shoqëri

Zgjedhjet 2021

Blerta Deliu: Të përkrahim gratë që punojnë pareshtur për përmirësimin e pozitave të grave në shoqëri

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 22:22
Blerta Deliu

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, së bashku me disa bashkëpartiake është takuar me udhëheqësen e “Gratë për Gratë” Shemsije Lahu.

“Puna e zonjës Shemsije, si aktiviste dhe vullnetare e palodhshme, në ndihmë, shtytje për pjesëmarrje dhe vetëdijësim të shoqërisë, është mësim që kemi nevojë ta dëgjojmë shpesh” shkruan Deliu në facebook.

Tutje Deliu ka thënë se duhet t’u ofrohet përkrahje të gjitha atyre grave që punojnë pareshtur  për përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri.

Postimi i plotë:

Me koleget nga lista jonë e fitores, Valdete Idrizi dhe Donjeta Bytyqi, dëgjuam rrëfime nga puna e znj.Shemsije Lahu, udhëheqëse e “Gratë për Gratë”.

Puna e zonjës Shemsije, si aktiviste dhe vullnetare e palodhshme, në ndihmë, shtytje për pjesëmarrje dhe vetëdijësim të shoqërisë, është mësim që kemi nevojë ta dëgjojmë shpesh.

Le t’i përkrahim të gjitha ato gra që po punojnë parreshtur për përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri.

#PDK134
#Rimëkëmbje
#EnverHoxhaj1
#BlertaDeliuKodra9@

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat