Hoxhaj: Me Hotin nuk debatoj, PDK është në garë me Vetëvendosjen

Zgjedhjet 2021

Hoxhaj: Me Hotin nuk debatoj, PDK është në garë me Vetëvendosjen

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 00:01
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj i PDK’së në Pressing ka treguar se pse nuk pranon një debat me Avdullah Hotin, kandidat i LDK’së për kryeministër.

Kandidati i PDK’së për të parin e ekzekutivit nuk sheh rivalitet me LDK’në.

“Arsyeja pse nuk e kam ftuar Hotin është se PDK’ja ka rival të zgjedhjeve vetëm Vetëvendosjen, jemi në garë me VV’në”, tha Hoxhaj.

“Unë mendoj që do të jemi fitues të këtyre zgjedhjeve, do të jem kthesë në këto zgjedhje’, theksoi ai.

“E tejkalon pritjen e juaj sepse po i shosh sondazhet se si bëhen. Janë të porositura. Jam qe 18 vjet në politikë, e di si bëhen. Sondazhet unë i bëj vetë në takimet me qytetarë”, tha Hoxhaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat