Abazi pret rezultat “shumë të mirë” të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

Zgjedhjet 2021

Abazi pret rezultat “shumë të mirë” të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 00:43
Menduh Abazi dhe Enver Hoxhaj

Menduh Abazi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo parti do të marrë rezultat “shumë të mirë” në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë sondazhet, që po e nxjerrin Vetëvendosjen si fituese në zgjedhje, po bëhen “për të manipuluar opinionin”.

“Loja është në terren e jo në studio televizive. Besojmë fuqishëm se me listën tonë do të luajmë rolin kyç në përbërjen e Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Rezultati besojmë se do të jetë larg asaj që po flitet sot. Ne po bazohemi edhe në matjet tona të brendshme, por edhe punën që e bëjmë në gjithë Kosovën me mbi 700 nëndegë të PDK-së. Ka mobilizim që është parë vetëm më 2007 kur PDK-ja ka ardhur në pushtet.

Ka pasur rënie në zgjedhjet e fundit dhe ka pas neglizhencë, por tash ka elektrizim të strukturës dhe presim rezultat shumë, shumë të mirë. Rezultatet sikur çdo herë do të jenë të pranueshme për PDK-në. S’do të jemi asnjëherë mohues sepse në këtë kohë kur po flasim, kemi një parti politike që nuk njeh vendime të institucioneve dhe partitë tjera edhe pse janë dëmtuar janë tërhequr e kanë vazhduar garën. Kemi VV-në dhe liderin e saj që s’i pranon vendimet e vazhdon të jetë aty dhe është një shembull i keq i demokracisë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se rezultatet “s’do të jenë as afër atyre që po thuhen”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat