Besnik Tahiri përmes një videoje tregon të arriturat që pati si zv/kryeministër

Zgjedhjet 2021

Besnik Tahiri përmes një videoje tregon të arriturat që pati si zv/kryeministër

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:37
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri përmes një videoje ka treguar sukseset e tij që pati në Qeverinë Hoti.

Ai tregoj se i siguroi Kosovës 24 tonë ndihma me aeroplan special nga Mbretëria Jordanisë.

Tahiri tash përsëri po kërkon besimin e qytetarëve. Ai është numri 5 në listën e AAK-së.

Postimi i plotë i Besnik Tahirit:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,Që në fillim të ballafaqimit me pandeminë, me iniciativën time dhe të miqve të mi nga Mbretëria e Jordanisë dhe nga Oborri Mbretëror, në Kosovë kam sjell 24 tonë ndihma me aeroplan special, të cilat janë shpërndarë në gjithandej Komunave të Kosovës. Kanë qenë: 500,000 maska; një numër i madh i manteleve; dezinfektuesve dhe pajisjeve tjera që kanë hyrë në funksion Qendrave të Mjekësisë Familjare për komuna dhe gjithandej qytetarëve të Kosovës.

Kjo, vërteton përkushtimin tim dhe përkushtimin tonë, që në këto rrethana të vështira, të jemi afër qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat