Mimoza Kusari-Lila, vet e treta në listën e Vetëvendosjes për deputetë

Zgjedhjet 2021

Mimoza Kusari-Lila, vet e treta në listën e Vetëvendosjes për deputetë

Nga: A.Zh Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 15:10
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, ka treguar se ajo do të garojë vet e treta në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Pos Kusari-Lilës, në listë do të jenë edhe Ali Tafarshiku dhe Angjelina Krasniqi, përcjell Bota sot.

Ajo i ka prezantuar kandidatët e saj, duke thënë se ata kanë përvojë politike dhe profesionale.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

#Alternativa në listën e referendumit #127 prezantohet me tre kandidatë me përvojë politike dhe profesionale.

Mimoza Kusari #18

Ali Tafarshiku Page #53

Angjelina Krasniqi #54

#KREJTdheDREJT për fitoren e madhe!

Ali Tafarshiku

Ali Tafarshiku u lind më 16 shtator të vitit 1982 në Gjakovë. Është profesionist i shëndetit mendor, dhe shërben që nga viti 2001 në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjakovë.

Ka punuar si gazetar në radio lokale në Gjakovë gjatë viteve 2000-2001, kurse në politikë është aktivizuar që nga viti 2007.

Nga viti 2013-2017, ka ushtruar funksione politike si Shef i Kabinetit, Zëdhënës për Media, si dhe Këshilltar Politik i Kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.

Në zgjedhjet e fundit lokale është zgjedhur asambleist i Kuvendit Komunal nga subjekti Alternativa në Gjakovë dhe njëherësh është edhe sekretar i degës së këtij subjekti në Komunën e Gjakovës.

Është i angazhuar në shumë komisione komunale në Gjakovë.

Aliu është i martuar dhe ka një fëmijë.

Angjelina Krasniqi

Angjelina Krasniqi është e lindur më 13 tetor 1968, në fshatin Nepole në komunën e Pejës. Ajo ishte aktive në të gjitha proceset që nga vitit ’89/99. Angjelina ishte anëtare e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, që nga viti 1990. Ajo mori pjesë edhe në luftën e fundit në Kosovë, ku ishte anëtare e Këshillit Emergjent të Pejës, ku ndihmoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe popullatën në zonat e luftës.

Gjatë viteve 2004-2007 shërbeu si Zëvendës Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Nga viti 2007 u angazhua ne shoqëri civile ku punoi si konsulente për qeverisje lokale dhe qendrore në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2017 ka vazhduar aktivitetin e saj politik në subjektin politik Alternativa, ku është edhe e angazhuar si Sekretare e Përgjithshme e Alternativës. Ajo është ekonomiste e diplomuar.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat