Albin Kurti pozon në Drenicë pranë një veture me fotografinë e tij

Zgjedhjet 2021

Albin Kurti pozon në Drenicë pranë një veture me fotografinë e tij

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 15:21
Kurti pozon në Drenicë pranë një veture me fotografinë e tij

Ditëve të fundit janë shtuar simpatizantët e Albin Kurtit të cilët fotografinë e tij po e vendosin nëpër veturat e tyre.

Një veturë e tillë me fotografinë e Kurtit është parë sot në disa foto që ka publikuar një qytetar.

Madje duket se kjo po i pëlqen vet Kurtit, i cili shpeshherë ka pozuar para veturave të simpatizantëve, të cilët e kanë vendosur fotografinë e tij.

Në fotografinë e publikuar sot, Kurti shihet pranë personit që ka vendosur fotografinë e tij në veturë.

Siç thotë ky qytetar, fotoja është shkrepur në Drenicë.

Kujtojmë se fushata zgjedhore ka nisur të mërkurën dhe do të përfundojë më 12 shkurt, kurse qytetarëve do t’iu drejtohen kutive të votimit më 14 shkurt.

Në garë për kryeministër janë katër kandidatë: Albin Kurti nga Vetëvendosje, Avdullah Hoti nga LDK, Enver Hoxhaj nga PDK, Fatmir Limaj nga NISMA.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka kandidat për kryeministër, por kreu i saj Ramush Haradinaj është kandidat për president.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat