Albin Kurti flet nga Dragashi: Na duhen 61 deputetë për ta ndryshuar Kosovën

Zgjedhjet 2021

Albin Kurti flet nga Dragashi: Na duhen 61 deputetë për ta ndryshuar Kosovën

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 15:53
Albin Kurti

I pari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ishte sot në komunën e Dragashit, aty ku u shpreh se fitorja e partisë së tij është e sigurt, por i bëri thirrje qytetarëve të dalin sa më shumë në votime që të sigurojnë numrin e 61 deputetëve.

Sipas Kurtit, të gjithë duhet shfrytëzojnë të drejtën e votës, për ta ndryshuar Kosovën në të mirën e të gjithëve.

‘’S’ka njeri që s’e dinë kush del i pari, sepse do të dalim ne. Por përveç fitores, na duhen 61 deputetë, prandaj ju duhet të dilni të gjithë të votoni, edhe ata që më 14 shkurt mbushin 18 vjeç. Le ta shfrytëzojmë këtë të drejtë për ta ndryshuar Kosovën në të mirën e të gjithëve’’, u shpreh Kurti.

Ndërkaq, numri 2 i listës së Vetëvendosjes, Vjosa Osmani, bëri thirrje që të mos lejohet keqpërdorimi i votës, ashtu siç pretendon ajo, qysh ka ndodhur tash e dy dekada.

‘’Ju edhe herën e kaluar keni votuar për ndryshim, por fatkeqësisht ajo votë e juaj është keqpërdor. Mos lejoni të ju ndodh e njëjta gjë, mos lejoni që të keqpërdoroheni nga ata që kanë shkelur çdo gjë në këtë vend që dy dekada. E di që qytetarët do ta ruajnë votën e tyre si sytë e ballit, e vota si sytë e ballit ruhet vetëm kur vendoset te numri 127’’, tha Osmani.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat