Limaj: Kujdes kënd po votoni, Kosova është në udhëkryq të madh

Zgjedhjet 2021

Limaj: Kujdes kënd po votoni, Kosova është në udhëkryq të madh

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:11
Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër nga Nisma, Fatmir Limaj, në Gjilan ka kërkuar që të votohen ata që “kanë dëshmuar se dinë të udhëheqin”.

Ai tha se qeveria që do të krijohet është për dialogun, prandaj qytetarët të refuzojnë të dëgjojnë “pallavrat” për ekonominë.

“Këto zgjedhje nuk janë të jashtëzakonshme vetëm nga aspekti ligjor, por edhe për shkak të situatës ku gjendemi. Kosova është futur në një krizë politike të njëpasnjëshme që u kthye në një pengesë të zhvillimit tonë ekonomik dhe politik. Vendi ka humbur terren diplomatik dhe kjo ka krijuar një situatë të paqartë”.

“Duhet të jemi të vëmendshëm se kënd po e dërgojmë në atë kupolë të demokracisë (parlament). Nëse dërgoni atje njerëz që nuk ia dinë peshën parlamentit atëherë do ta keqpërdorin foltoren e parlamentit. Do të dëgjoni çdo gjë që do t’ju vinte turp ta dëgjoni vetë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat