Hoxhaj: Synojmë rritjen e pensionit për veteranët deri në 300 euro

Zgjedhjet 2021

Hoxhaj: Synojmë rritjen e pensionit për veteranët deri në 300 euro

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:03
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK është vazhdimësi politike e projektit të UÇK-së për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.

Sipas tij, me programin e rimëkëmbjes synohet rritja e pensionit për veteranët deri në 300 euro dhe rritja e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta.

“Shteti i Kosovës është ngritur me sakrificën e çlirimtarëve dhe mbi themelet e luftës sonë mbrojtëse. PDK-ja është vazhdimësi politike e projektit të UÇK-së për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Me programin e rimëkëmbjes ne synojmë rritjen e pensionit për veteranët deri në 300 euro dhe rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat