Çka po premtojnë partitë për vaksinën kundër COVID-19?

Zgjedhjet 2021

Çka po premtojnë partitë për vaksinën kundër COVID-19?

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Teksa qeveria në largim, e cila e synon përsëri pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka premtuar sigurimin e 1 milionë e 800 mijë vaksinave kundër COVID-19 premtime të ngjashme po bëjnë edhe subjektet tjera.

Kryeministri i parë i pandemisë Albin Kurti, tani kandidat po për këtë pozitë, u zotua se luftimin e pandemisë do ta bëjnë përmes vaksinimit masiv.

“Për t’i dhënë fund pandemisë, ne do të vaksinojmë mbi 60 përqind të popullsisë së vendit”, deklaroi ai.

Plan të ngjashëm ka edhe PDK-ja.

“Gjysmën e popullatës do ta vaksinojmë vetëm gjatë vitit 2021, ndërsa në vitin 2022 do të vazhdojmë me pjesën tjetër të popullatës”, ka thënë kandidati i kësaj partie për kryeminstër, Enver Hoxhaj.

Edhe AAK-ja qëndron pak a shumë në përqindjet e rivalëve të tjerë politikë sa i përket arritjes së imunitetit kolektiv.

“Unë dua të arrij barrierën e imunitetit kolektiv në terren, pra mbi 60 për qind të popullatës së mbrojtur”, tha Shemsedin Dreshaj, kandidat për deputet nga AAK-ja.

Mekanizimi COVAX, gjatë të mërkurës, bëri publike ndarjen e 100 mijë e 800 dozave të vaksinës kundër COVID-19 për kosovarët.

Këto vaksina pritet që më së largu të shpërndahen në fund të muajit shkurt.
 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat